Sporti

Zyrtare: Chelsea rinovon me një kampion, Thiago Silva firmos kontratën e re

06/04/2021 17:20
nga:E K

Thomas Tuchel nënshkroi sot kontratën e re me Chelsea, që nuk është ndalur me kaq. Mbrojtësi Thiago Silva ka rinovuar edhe me një sezon dhe drejtorja sportive, Marina Granovskaia, shfaqet e lumtur që ka ndodhur diçka e tillë.

“Kur sollëm Thiago Silva verën e kaluar, e dinim se po shtonim një lojtar të klasit botëror në skuadër. Thiago u ka treguar të gjithëve cilësitë e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë këtij sezoni, si dhe ka pasur një ndikim të madh brenda dhe jashtë fushës për ne.

Ne thamë kur ai nënshkroi se shpresonim që Thiago do të shtonte trofe të rinj në listën e tij dhe ai e ka bërë me suksesin tonë në Champions League këtë fundjavë. Tani shpresojmë që ai të vazhdojë në të njëjtën mënyrë në vitin e ardhshëm”, tha Granovskaia