Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën, më 7 qershor, do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri, thuhet në njoftim të zyrës së kryekuvendarit.
Gjatë qëndrimin në Tiranë, kryekuvendari Konjufca do të takojë krerët më të lartë institucionalë të Shqipërisë, presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.
Njëherësh kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e z. Konjufca, në cilësi të kryetarit të Kuvendit, thuhet ndër të tjera në njoftim.
LEXO EDHE: