Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë ku mbeti i vrarë Kudret Salia.
Ai u qëllua nga ish-vjehrri i Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën.
Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë.
Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe ish prokurori dhe njëkohësisht avokati i viktimës Adrian Cama. Cama është jashtë rrezikut për jetën .
Viktima dhe Cama ndodheshin të ulur në lokalin “Trëndafili i Bardhë”.
Pikërisht rreth orës 11:50 një makinë e tipit Hyndai i është afruar lokalit dhe ka shkrepur 8 tetë herë në tavolinën ku ishin të ulur Salia dhe Camaj.
Pesë plumba kanë goditur mbi trup viktimën.
/Top Channel/
Të shtëna me armë pranë Gjykatës së Tiranës, një i vdekur, plagoset ish-prokurori i ’21 janarit’


