Lajme

Natyra Kuçi: Nga soji i Hekuran Muratit, qytetarët veç ndëshkimin e marrin!

06/04/2021 13:05
nga:Y I

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, se gjobat nuk mund të falen.

Kuçi tha se këta nuk kanë fytyrë të flasin për ndëshkime përderisa janë fajtor të pandëshkuar për rritjen e numrit të infektimeve me COVID-19.

Ajo tutje theksoi se gjobat janë të padrejta sepse janë shpërndarë selektivisht dhe se kjo padrejtësi do të korrigjohet me nismën e tyre ligjore.

Reagimi i plotë:

Shteti do të duhej të ndihmonte qytetarët e saj. Por, me sojin e Hekuran Muratit, veç ndëshkimin po e merr.

Biles, këta as nuk kanë fytyrë të flasin për ndëshkime përderisa janë fajtor të pandëshkuar për rritjen e numrit të infektimeve me COVID-19.

Gjobat janë të padrejta sepse janë shpërndarë selektivisht mbi shumicën e varfër përderisa këta në pushtet dalldisen për shkak të pushtetit që kanë.

Kjo padrejtësi duhet të korrigjohet dhe do të korrigjohet me nismën tonë ligjore!

Murati për faljen e gjobave: Nuk mbahet shteti kështu