Një person është ekzekutuar në Tiranë dhe një tjetër është plagosur.
Viktima mësohet se është klient i avokatit dhe ish prokurorit Adriatik Cama .
Informacionet paraprake thonë se viktima është vrarë nga ish-vjehrri i tij.
Viktima quhet Nexhip Picari , dhe mendohet se ish-vjehrri e ka qëlluar atë pas disa konflikteve që kanë pasur në familje.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘trëndafili i bardhë’ ku viktima dhe Cama ishin duke pirë kafe.
Mësohet se Adriatik Cama ish prokuror është plagosur si pasojë. Në një njoftim paraprak të policisë thuhet se ish prokurori është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Ish prokurori Cama njihet për hetimin e dosjeve të bujshme si vrasja e bankierit Artan Santo dhe dosjes së 21 janarit.
Adriatik Cama, i cili ishte prokuror, në Prokurorinë e Tiranës u shkarkua në korrik të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Cama e apeloi vendimin e KPK, por në muajin shkurt 2019 , Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama.

Adriatik Cama
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


