Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, është një emër shumë i komentuar edhe pse nuk është më pjesë e programit.
Jasmina dhe Andi janë dy prej ish-konkurrentëve më të komentuar të emisionit “Për’puthen” të cilët shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin që në fillim, shkruan GazetaBlic.

Madje, mes tyre u shkëmbyen edhe puthje në buzë, teksa e para që e theu akullin ishte Jasmina, duke u çuar për ta puthur Andin në mes të emisionit.
Në rrjete sociale s’kanë munguar pozat e dyshes me njëri-tjetrin, mirëpo prezenca e Andit në videoklipin e këngëtares shqiptare, Diona Fonës, me sa duket përçau raportin e tyre.

Së fundi, GazetaBlic ka siguruar disa fotografi ku shihet Jasmina në një lokal të Prishtinës teksa vëmendjen më të madhe e morrën personat të cilët po e shoqëronin atë.


Bëhet fjalë për Erzën dhe Stivin të cilët kanë zgjedhur njëri-tjetrin për t’u njohur në takime./GazetaBlic/


