Lajme

Kuvendi shkon në pauzë ende pa filluar seanca

06/04/2021 10:15
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës është paraparë të mbajë sot seancën plenare e cila do të jetë vazhdimësi e asaj që u mbajt dje.

Por ende pa filluar seanca, kryesuesja Saranda Bogujevci, ka dhënë 10 minuta pauzë pasi deputetët nuk kishin ardhur me kohë në sallë, shkruan Gazeta Blic.

Seanca e sotme do të ketë dy pika të rendit të ditës.

Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare dhe Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

Kuvendi mban sot seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës