Legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger pretendon se sulmuesi i Chelseas, Timo Werner do të jetë “favoriti për të qenë lojtari i Euro 2020”.
Sulmuesi gjerman u bashkua me Chelsean nga RB Leipzig për 47 milion £ verën e kaluar dhe ndihmoi skuadrën e tij të re në lavdinë e Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai shënoi 12 gola dhe 15 asistime në edicionin e tij debutues në Angli dhe Wenger e sheh vlerën e Werner shumë të madhe edhe tek kombëtarja e Gjermanisë.
“Më pëlqen cilësia e vrapimeve të tij. Më pëlqen lëvizja e tij, por ai nuk është… ne e shohim shkallën e tij të konvertimit me numrin e shanseve që ai ka.
“Ai nuk është aq i mirë sa të thotë, por ai do të jetë absolutisht favoriti për të qenë lojtari i turneut [Euro 2020]”, tha Wenger.
/GazetaBlic Sport/


