Raphaël Varane është i lidhur me një lëvizje në Manchester United këtë verë – sipas ABC.
Djajtë e Kuq i kanë ofruar francezit një marrëveshje fitimprurëse pesë-vjeçare, dhe ai është i gatshëm të pranojë atë, përcjell GazetaBlic Sport.
Madrilenët janë ende të etur për të arritur një marrëveshje me Varane mbi një rinovim, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në 2022, por United është i gatshëm të vjedhë nënshkrimin e tij nëse negociatat vazhdojnë të ngecin mes palëve.
Oferta e Manchester United pritet të jetë 60 milionë euro.


