Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Këtë për GazetaBlic e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë thënë se e përshfirë në këtë aksident ishte edhe një motoçikletë, përcjell GazetaBlic.
“Sot rreth orës 20:10 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha ndër të tjera Ahmeti për GazetaBlic.
LEXO EDHE:


