Fillimisht, ishte paraparë që shtatorja e Fadil Vokrrit të përurohej më nëntë qershor, para stadiumit i cili mban emrin e tij, shkruan lajmi.net.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u pyet për datën gjatë seancës së sotme të kuvendit.
Çeku deklaroi se në koordinim me FFK-në, ata kanë marrë vendim që shtatorja të përurohet me 23 korrik.
“Kemi pasur konsultime me FFK-në dhe me familjen e të ndjerit, Fadil Vokrri dhe propozimi i tyre ka qenë ta përurojmë shtatoren me 23 korrik, ditë e cila është edhe ditëlindja e të ndjerit”, tha Hajrulla Çeku.


