Me 11 gusht do shohim fituesin e Ligës së Kampionëve, Chelsea që do përballet me fituesin e Ligës së Evropës, Villarreal, me ndeshjen që do zhvillohet në “Windsor Park”, në Irlandën Veriore.
Stambolli duhej të ishte vendi ku do zhvillohej finalja e Ligës së Kampionëve, por shkaku i pandemisë së COVID-19, u ndryshua në Portugali.
“Ne kemi mbajtur kontaktet e ngushta me partnerët tanë në UEFA dhe jemi të lumtur që ndeshja do qëndrojë në Belfast”, tha drejtori i FA, Patrick Nelson.
Detajet për kapacitetin dhe tiketat për Superkupë ende nuk janë mbyllur dhe njoftimi zyrtar pritet të bëhet në të ardhmen e afërt


