Sporti

Kylian Mbappe ishte shumë afër transferimit tek Real Madrid në vitin 2014

06/03/2021 15:00
nga:Mergim Rreci

Real Madrid ka pasur një interes të gjatë për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe ata ishin afër nënshkrimit me 22-vjeçarin në 2014.

Mbappe vizitoi objektet e Real Madridit dhe ishte në gjendje të takonte futbollistë të tillë si Cristiano Ronaldo, i cili është idhulli i tij, dhe Zinedine Zidane, por në fund ai mbeti në Francë.

“Prindërit e mi donin që unë të filloja karrierën time në Francë, të arsimohesha në Francë,” zbuloi Mbappe gjatë një interviste me L’Obs, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të luaj futboll, por edhe të vazhdoj shkollimin. Të shkoj në Spanjë, edhe nëse ishte me Zidane, ishte një vend tjetër, një kulturë tjetër …”

Ylli i PSG-së nuk e diskutoi të ardhmen e tij, me kontratën e tij në Parc des Princes që do të skadojë në 2022, por ai la disa të dhëna në lidhje me aspiratat e tij sportive.

“Unë gjithmonë dua t’i vë vetes sfida, sepse kjo të lejon të mos relaksohesh,” tha Mbappe.

“Të qenit në fushë më ushqen, është mënyra se si rimbushem. Falë kësaj, unë kam energji për t’u përballur me aspektet e tjera të futbollit”, përfundoi Mbappe.

/GazetaBlic Sport/