Lajme

“Nëse dialogu Kosovë – Serbi përfundon shpejt, pengjet e demokracisë në Hagë mund të lirohen”

06/03/2021 13:19
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi, thotë se ‘nëse dialogu Kosovë- Serbi përfundon shpejt, edhe ‘pengjet e demokracisë në Hagë mund të lirohen’.

Sipas Gashit, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjerët, janë pengje të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai shkruan:

Nëse dialogu Kosovë -Serbi përfundon shpejt, pengjet e “demokracisë” në Hagë mund të lirohen!

Sepse, ata jan pengje të bisedimeve Kosovë -Serbi.

Ata nuk do të pranonin atë që dyshja Borrel e Lajçak po synojn përmes Kurtit.