Sporti

Yjet e futbollit që do i mungojnë Kampionatit Evropian “Euro 2020”

06/03/2021 12:05
nga:E K

Kampionati Evropian “Euro 2020” do të fillojë me 11 qershor.

Në këtë Kampionat Evropian do të marrin pjesë shumë kombëtare të mëdha dhe yje të futbollit botëror, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë shumë nga yjet e futbollit nuk kanë arritur të jenë pjesë e kësaj gare, disa nga lëndimet, disa nga mos thirrja dhe disa të tjerë nga mos kualifikimi i kombëtareve përkatëse.

Shumë yje futbolli si Virgil Van Dijk, Zlatan Ibrahimovic dhe Segio Ramos do mungojnë si pasojë e lëndimeve të marra në klubet e tyre përkatëse, së fundi listës mund t’i shtohet edhe mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander Arnold që u lëndua dje gjatë një ndeshje miqësore mes Anglisë dhe Austrisë.

Këta janë lojtarët që nuk do të paraqiten në Evropian:

Marc-Andre ter Stegen, Nacho Fernandez, Virgil van Dijk, Sergio Ramos, Ferland Mendy, Houssem Aouar, Julian Draxler, Iago Aspas, Pedro Neto, Zlatan Ibrahimovic, Alexandre Lacazette.

/GazetaBlic Sport/