Një person pa shenja jete është gjetur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfrmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se personi që është gjetur i vdekur është 55 vjeçar dhe ka punuar roje një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
“Vdekje e dyshimtë Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tije të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar, i cili punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha ai për “Gazeta Blic”


