Lajme

NISMA i hyn garës zgjedhore edhe në këtë komunë!

06/03/2021 10:23
nga:Gazeta Blic

Nisma Socialdemokrate, ka nisur shpalljen e kandidaturave për kryetar dhe asambleistë të Komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Blic.

Nga partia e Fatmir Limajt, kandidat për kryetar të Podujevës, do të jetë Xhemajl Hasani.

Hasani ka nisur prezantimin e kandidatëve për asamble komunale në Podujevë.

Ndërsa, Nisma ka prezantuar deri më tani edhe kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.

Bekim Bresovci dhe Zafir Berisha, janë kandidatë të Nismës – i pari për kryetar të Prishtinës, i dyti për atë të Prizrenit.