Romelu Lukaku pati një sezon fantastik te skuadra e Interit duke u zgjedhur lojtari më i mirë në kampionatin italian.
Belgu ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane të cilat dëshirojnë shërbimet e sulmuesit të Inter për sezonin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë Lukaku ka konfirmuar se do të qëndrojë te Inter edhe për sezonin e ri.
Ai në një intervistë për VTM tha se ka folur me menagjerin e ri të Inter dhe ka vendosur të qëndrojë në Inter edhe për sezonin e ri.
“Unë do qëndrojë në Inter. Unë tashmë kam biseduar me trajnerin e ri. Ndoshta nuk duhet ta them këtë tani, por ishte një bisedë shumë pozitive”, tha Lukaku.
“Ne duam të fitojmë përsëri. Ndihem mirë në Inter dhe më në fund fituam kampionatin. Më pëlqeu shumë, por dua ta përsëris dhe këtë sukses, këtë herë me stadiumin e mbushur me tifozë”, përfundoi Romelu Lukaku.
/GazetaBlic Sport/


