Franca do të lejojë që vaksinimet kundër COVID-19 të fillojnë edhe nga mosha 12 vjeçare, ka thënë të mërkurën Emmanuel Macron, presidenti i këtij shteti.
Ky njoftim vjen pasi Franca ka vaksinuar 50 përqind të popullsisë me dozën e parë të vaksinën kundër COVID-19.
Macron u ka bërë thirrje francezëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm nga COVID-19, pasi ka rritje të numrit të rasteve në rajonin jugperëndimor të vendit, shkruan Euronews.
Vendimi për të filluar vaksinimi i adoleshentëve ishte marrë gjatë këshillit të mbrojtjes, i cili u mbajt në mëngjes në Pallatin Elysee.
LEXO EDHE:
Mbi 75 përqind e të rriturve në Britani janë vaksinuar kundër koronavirusit


