Lajme

“Arben Vitia, favoriti kryesor për ta fituar Prishtinën”

06/02/2021 22:38
nga:Q R

Aktivisti Dren Shahini, po vlerëson se ministri aktual i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, i cili vie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, do të dilte fitues, nëse do t’i rrekej garës për Kryetar të Prishtinës.

Megjithatë Shahini në Rubikon, u shpreh se në sy të votuesve të Vetëvendosjes, Arben Vitia shihet si viktimë e kryetarit aktual Shpend Ahmeti.

“Gara për Prishtinën fillon gjithmonë pesë-gjashtë muaj para ditës kur mbahen zgjedhjet”.

“Dhe në nivelin lokal nuk e kemi aq seriozisht prej partive politike vëmendjen, e cila duhet të jetë e vazhdueshme sapo të mbarojnë zgjedhjet, të fillohet edhe të dihet saktësisht kush është opozita e fituesit”.

“Partitë politike kryesisht në Prishtinë thuajse vetëm vitin e fundit, fillojnë me konferenca për problemet e qytetit, fillojnë të merren aty këtu me ndonjë problem madhor, edhe atë që ngritet në media, por nuk bashkëjetojnë me problemet e qytetarëve të përditshëm”.

“Kështu e kemi këtë amulli, dhe këtë dilemë se kujt t’i besojmë në zgjedhjet e radhës”.

“Arben Vitia për momentin në Prishtinë, shihet si fitues, sepse bart në vete dy faktorë kryesorë ndikojnë në këtë”.

”Bartë tani frymën e fitores së madhe në nivel qendror të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe shihet si një viktimë e kryetarit aktual [Shpend Ahmetit], sepse është i shkarkuar nga kryetari aktual, dhe Vetëvendosje e ka ngritur në kryetar të degës dhe e ka përgatitur tashmë opinionin si kundërshtarin kryesor të Shpend Ahmetit, ose të qeverisjes së tij në Prishtinë”.

“Kështu shihet të paktën në sy të votuesit të Vetëvendosjes. Nuk është në garë Shpend Ahmeti, por kjo do të përdoret për shkak të menaxhimit të tij në shëndetësi në Prishtinë”.

Rubikon me Adriatik Kelmendi: Ju besoni se Arben Vitia, nëse zyrtarizohet kandidat, do të fitojë në Prishtinë?

“Unë besoj që për momentin Arben Vitia, është favoriti kryesor në Prishtinë”.

“Më ka gëzuar kandidatura e Përparim Ramës [LDK] që e ka ngritur pak nivelin e kandidimit, sepse sjell një përvojë më ndryshe”.

 

LEXO EDHE:

Lajçak: Nuk përfaqëson asgjë marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm dialogu evropian ka legjitimitet ndërkombëtar