Rio Ferdinand, ish-futbollisti i Manchester United dhe Anglisë, ka kritikuar ashpër praninë e Harry Maguire midis 26 të zgjedhurve nga Gareth Southgate për Kampionatin Evropian që do të fillojë të premten e ardhshme.
Maguire u dëmtua majin e kaluar kundër Aston Villa dhe nuk mundi të luante katër ndeshjet e fundit të Premier League dhe finalen e Europa League që ‘Djajtë e Kuq’ e humbën kundër Villarreal në Gdansk, dhe pikërisht kjo është arsyeja pse Ferdinand e vë në dyshim ftesën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ai nuk është as i aftë, nuk do ta kisha marrë atë, nuk ka kuptim … Unë kam qenë në skuadra me lojtarë që nuk ishin të aftë dhe nuk performojnë njësoj kur nuk janë në formë. Ndodhi me Becks (Beckham) dhe Wazza (Rooney). Dhe pavarësisht sa i mirë është Maguire, ai nuk është asnjëri prej tyre”, tha Ferdinand.
“Nuk mendoj se duhet të sillni dikë që nuk është 100%”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


