Sporti

Alarm në Kombëtaren Argjentinase: Sergio Aguero me COVID-19!

06/02/2021 19:28
nga:L J

Një lajm aspak i mirë godet Kombëtaren e Argjentinës para ndeshjes kundër Kilit, për Kualifikueset.

Sergio Agüero u testua pozitiv për koronavirus në testin e antigjenit dhe nuk do të udhëtojë në Santiago del Estero, raporton TyC Sports, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi është pa simptoma dhe do të presë rezultatet e PCR për të konfirmuar praninë e virusit.

Aguero pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Argjentinës, që vlejnë për kualifikimet e Kupës së Botës 2022.

/GazetaBlic Sport