Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimet që do t’i ketë me presidentin serb, Alekdandar Vuçiq, do të jenë takime të dialogut të ardhshëm dhe jo atij të kaluarit.
Ai para gazetarëve tha se përveç takimeve me partitë krerët e partive opozitare për çështjen e dialogut, do të ketë edhe një diskutim në Kuvend lidhur me procesin e deritanishëm sepse duhet ta shohim se ku ndodhemi sa i përket marrëveshjeve të dikurshme,zbatimit dhe ndikimit të tyre.
“Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut. Është takim i parë që për herë të parë pritet që ta kem përballë presidentin e Serbisë që s’e kam takuar asnjëherë në jetë, nëse e përjashtojmë tryezën me mbi 30 veta në shkurtin e 2020-ës. Pra, ky është takim i parë dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por s’është takim i dialogut të mëhershëm”.
Ky është “kushti” i Vuçiqit për t’u takuar me Kurtin