Kampionati i 16-të Evropian i Futbollit do të mbahet nga 11 Qershor deri më 11 Korrik 2021, pasi që vitin e kaluar nuk mundi të mbahej për shkak të pandemisë së virusit Covid19.
Kampionati 2020 do të mbahet në 12 vende ( Danimarkë, Angli, Gjermani, Hungari, Itali, Holandë, Republika e Irlandës, Rumani, Rusi, Skoci dhe Spanjë), organizuar nga federatat e futbollit të këtyre vendeve dhe Unioni i Federatave Europiane të Futbollit (UEFA), përcjell GazetaBlic Sport.
Kampionati Europian i Futbollit është gara më e rëndësishme ndërkombëtare për ekipet e futbollit të vendeve europiane, anëtare të UEFA-s. Kjo garë mbahet çdo katër vite që nga viti 1960.
Kampionati i këtij viti do të mbahet në 12 qytete: Londër, Mynih, Romë, Baku, Shën Petersburg, Bukuresht, Bilbao, Glasgow, Dublin, Kopenhagë, Amsterdam dhe Budapest, me pjesëmarrjen e 24 ekipeve kombëtare, në përputhje me rregullat e UEFA-së.
Programi i Kampionatit Evropian të Futbollit parashikon që këto 24 ekipe pjesëmarrjëse të ndahen në 6 grupe garuese me nga 4 skuadra, si më poshtë:
Grupi A: Turqi, Itali, Uells, Zvicërr.
Grupi B: Danimarka, Finlanda, Belgjika, Rusia
Grupi C: Holandë, Ukrainë, Austri, Maqedonia Veriore.
Grupi D: Anglia, Kroacia, Skocia, Republika Çeke.
Grupi E: Spanja, Suedia, Polonia, Sllovakia.
Grupi F: Hungaria, Portugalia, Franca, Gjermania.
Këta janë fituesit e këtij kompeticioni ndër vite.

/GazetaBlic Sport/


