Sporti

U surprizua nga ftesa e Spanjës, sulmuesi: Po bëhesha gati për pushime

06/02/2021 12:32
nga:Mergim Rreci

Pablo Sarabia ishte surpriza e listës së Spanjës për “Euro 2020”.

Pavarësisht se sulmuesi i PSG-së nuk ka luajtur aq sa duhet, trajneri e mori sepse mund t’i japë disa mundësi për repartin e avancuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Vetë Sarabia thotë se u surprizua nga ftesa, por gjithashtu u lumturua shumë.

“Unë isha duke planifikuar pushimet bashkë me të fejuarën, por pastaj mora telefonatën e trajnerit . U gëzova shumë dhe po pres me padurim momentin që do të nisë kompeticioni. Kemi një grup të mirë futbollistësh dhe duam të bëjmë histori”, ka thënë sulmuesi Pablo Sarabia.