Sporti

Zyrtare: Barcelona prezanton mbrojtësin brazilian

06/02/2021 11:53
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e fundit.

Mbrojtësi, Emerson Royal, ka nënshkruan me klubin “Blaugranët”, përcjell GazetaBlic Sport.

Transferimi i Emerson do ti kushtojë klubit të Barcelonës rreth 9 milionë euro.

Emerson ishte në bashkëpronësi mes Barçës dhe Betis, por tani “Blaugranët” kanë vendosur ta blejnë kartonin e plotë të tij.

22-vjeçari në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Betisit, ku sezonën e fundit me këtë skuadër zhvilloi 34 paraqitje në La Liga, duke realizuar një gol.