Ka ndërruar jetë Zojë Prendi, nëna të cilit forcat serbe, ia vranë pesë djem në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati, Arianit Koci.
Zojë Prendit, forcat paramilitare serbe, ia vranë djemtë në masakrën e Mejës.
Shkrimi i plotë i tij:
Nona Zoje Prendi sot ka vdekë.
Forcat kriminale serbe, në masakrën e Mejës ia kanë vrarë pesë djem: Gjergjin, Robertin, Markun, Sokolin dhe Viktorin.
Tani nona Zoje e ka gjetë paqën e vet. Është me të dritat e syve të saj – fëmijet e vet.
Jepjau Zot pushimin e pasosun!


