Lajme

Abdixhiku i reagon ashpër Donika Gërvallës: Praktikantë, leni përrallat e së kaluarës, punoni

06/02/2021 11:26
nga:Gazeta Blic

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Fol Hapur ka folur rreth skandaleve që po ndodhin vazhdimisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“I gjithë kabineti qeveritar është i dobët, kemi një qeveri me kapacitete të nënpërfaqësuara në kabinetin qeveritar. Një pjesë e tyre, kanë qenë drejtorë në komunën e Prishtinës dhe kemi parë aftësitë e tyre. Unë kam qenë i tmerruar nga niveli i programit qeverisës, kushdo që e lexon e kupton sa i thatë e sipërfaqësor është”, ka thënë Abdixhiku.

“Këtu nuk bën as politika e jashtme e Kosovës, e skandale të nivelit amatoresk, është një qeveri e praktikantëve dhe jo e burrave dhe grave më të mirë të këtij vendi. Kosova ka nevojë për zhvillim jo me përralla të së kalumes, të gjithë e dimë cfarë të kalume ka pasë Kosova dhe si kemi ardhë deri këtu. Politika e jashtme do të duhej të fokusohej në cështjen e njohjeve të reja. Po merren me të kaluarën, nuk sjell rezultat, të gjithë jemi në këtë skenë për të ndryshu diçka në të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku.

 

“Diaspora duhet ta dijë që Donika Gërvalla, është duke punuar për ta njollosur UÇK-në”