Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj San Marinos, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova ka mposhtur San Marinon me rezultatin e thellë 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ndeshje shkëlqeu “bomberi” i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi katër herë në portën e San Marinos.
Challandes ishte i lumtur me fitoren dhe eksperiencën e kombëtares së Kosovës në këtë duel ndaj San Marinos.
“Mendoj që ishte një ndeshje serioze dhe e mirë, nuk mund të them se ishte një ndeshje e vështirë, ishte e rëndësishme të luhej në mënyrë të mirë. Ekipi ka bërë një punë të mirë, minimum 1 orë, ndoshta më pak më tepër efikasitet do të ishte më mirë, ekipi ka kontrolluar ndeshjen. Në fund mund të jem i kënaqur sot”, tha Challandes për SuperSport.
“Ne kishim pasur disa aksione të mira, mund të shënonim më shumë. Mbanim topin dhe ndërronim tempon, ishte një eksperiencë e mirë. Kemi parë poashtu tre lojtarë të rinjë në skuadër dhe mendoj se ishte një ndeshje e mirë për neve në këtë situatë që ndodhemi. Une e di që është San Marino, por Shqipëri – San Marino ishte 2-0, asnjeherë nuk është e lehtë për të fituar”, vazhdoi trajneri.
“Bajselmani ka bërë një paraqitje të mirë, si mbrojtës nuk ka qenë shumë vështirë sot për të se s’ka pas shumë punë, ka luajtur mirë me topin, ishte i qetë dhe mendoj që ishte një ndeshje mjaft e mirë për të, Idrizi ishte dinamik në mesfushë ka dhënë topa të mirë. Është mjaft mirë për ne nese mund të kemi lojtare të ri.”
“Nuk mund ta krahasojme Lazion dhe Kosoven. Po, po, por me Kosoven shenon kunder San Marinos, nese i shenon 4 gola ndaj Spanjes eshte dicka. Ai ka vetebesim dhe kjo eshte e rendesishme. Ne Lazio nuk eshte e lehte ne fillim, ka presion dhe konkurrence te madhe. Ai duhet te punoje ne cdo situate. Nuk eshte asnjehere e lehte”, perfundoi a.
“Ne kemi dy ndeshje ne Turqi pas martes, eshte e qarte se Bekaj dhe Halimi mund te luajne ne keto ndeshje.


