Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj San Marinos, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova ka mposhtur San Marinon me rezultatin e thellë 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ndeshje shkëlqeu “bomberi” i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi katër herë në portën e San Marinos.
Muriqi realizoi dy herë në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 27’të, e pastaj në të 45’tën.
Ai realizoi poashtu me të filluar pjesa e dytë dhe në të 76’tën.
Tomassini realizoi golin e vetëm për San Marinon. Kjo kombëtare nuk kishte shënuar qe dy vite, por Tomassini e theu akullin.
/GazetaBlic Sport


