Lajme

EKSKLUZIVE: Presidentja Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, këto janë datat e mundshme

06/01/2021 16:57
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

GazetaBlic ka mësuar se datat e mundshme janë 10 dhe 17 Tetor, ndërsa gjithçka do të varet nga afati kohor i marrëveshjes me partitë politike, përcjell GazetaBlic.

Pra, nëse para datës 10 Qershor do të ketë një ujdi mes Presidentes e partive politike, atëherë 10 Tetori është data e mundshme e zgjedhjeve, respektivisht nëse ujdia mes palëve arrihet pas datës 10 Qershor, atëherë data e mundshme është 17 Tetor.

Tutje mësohet se nga ora 17:00, Osmani do të takohet me përfaqësuesit e AAK-së.

“Takimet e presidentes me përfaqësuesit e partive politike do të filojnë nesër dhe këto takime do të jenë ndaras me secilën veç e veç”, ka thënë tutje ky burim brenda presidencës.

Gjithnjë sipas këtij burimi, ka një gatishmëri në parim nga të gjitha subjektet, që zgjedhjet lokale të këtij viti të mbahen në njërën nga datat e lartëcekura.

LEXO EDHE:

Sulmi seksual ndaj 13-vjeçares në Ferizaj: Motra dhe dhëndri e shtynë të hynte në dhomë me një burrë

/GazetaBlic/