Lajme

“Synimi i ndërkombëtarëve është t’i detyrojë palët që të nënshkruajnë marrëveshje të dhimbshme, por të domosdoshme”

06/01/2021 16:53
nga:Q R

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një bisedë për Gazeta Blic, ka komentuar vizitën në Prishtinës, të zëvendës ndihmës  sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Jashari vlerëson se vizita e përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së në Kosovë, është sinjal që këta të fundit kanë prioritet procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Vizita e përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së në Kosovë bashkë dhe në këtë kohë, është sinjal se bashkësia ndërkombëtare ka vënë si prioritet quarjen përpara të procesit të dialogut Kosovë –Serbi dhe se për modalitetet dhe synimin e tyre se si të përfundoj ky proces, ka një dakordësi mes SHBA dhe BE, diçka që kishte munguar në administratën Trump”, thotë Jashari.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duket se është pajtuar të futet në dialog pa kushtet që i kishte vendosur dikur.

“Tashmë Qeveria e Kosovës duket se është pajtuar të kthehet në tavolinën e bisedimeve, pa kushtet që i kishte dikur dhe së shpejti do të ketë një dinamikë të shtuar në dialog”, deklaron ai.

Tutje Jashari thotë se synimi i ndërkombëtarëve është t’i detyroj të dy palët të arrijnë një marrëveshje, siç potencon ai, duke i detyruar të bëjnë kompromise siç i kanë quajtur ata të dhimbëshme por të domosdoshme.

“Është inkurajuese që përfaqsuesi i SHBA-ve, ka shprehur qartë që dialogu duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë dhe tashmë i mbetet qeverisë së Kosovës që të sigurohet që të mos lejoj kompromise që prekin karakterin unitar të vendit dhe që veriu i vendit të mos fitoj kompetenca që do të paralizoinin vendin përbrenda. Tashmë shihet se synimi i bashkësisë ndërkombëtare është t’i detyroj të dyja palët të arrijnë një marrëveshje duke i detyruar të bëjnë kompromise siç i kan quajtur ata të dhimbëshme, por të domosdoshme”, thotë ai.

LEXO EDHE:

Haradinaj ia thotë në sy Palmerit: Me Serbinë, vetëm njohje reciproke