Sporti

Gianluca Zambrotta: Kjo kombëtare është favorite për ta fituar EURO2020

06/01/2021 16:21
nga:Lorik J

Gianluca Zambrotta në një prononcim për Sky Sport, ka analizuar shanset që kombëtarja e Italisë të triumfojë në Kampionatin Evropian.

Ai mendon se Franca është kombëtarja favorite për ta fituar Kampionatin Evropian, megjithatë thekson se ka besim të madh në Italinë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Italia me Prandelli dhe Conte ka pasur dy turne të shkëlqyeshëm, edhe pa ngritur trofeun. Mancini po bën gjëra të mëdha, duke thyer rekorde pas rekordeve, është thelbësore për të krijuar një harmoni të duhur dhe unë besoj se bazat për të bërë një evropian të madh ekzistojnë”, tha fillimisht ai.

“Favoriti? Unë jam duke menduar për Francën, por kam besim në Italinë e Mancini”, përfundoi Zabrotta.

/GazetaBlic Sport