Dhurata Dora ka pak ditë që ka sjellë këngën e saj më të re, në bashkëpunim me Maitre Gims.
Bashkëpunimi i këngëtares shqiptare me yllin ndërkombëtar po pritet shumë mirë dhe është ndër këngët hit të momentit.
Kënga “Only You” mori vëmendjen edhe nga mediet e huaja, teksa televizioni francez i dedikoi një storie Dhuratës dhe Gims.
Në atë storie shfaqen prapaskenat e videoklipit të dy artistëve, teksa theksohet që në fillim se Dhurata është artiste shqiptare.


