Sporti

Presidenti Laporta flet për të ardhmen e Leo Messit

06/01/2021 14:42
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmaur se bisedimet po shkojnë shumë mirë me Leo Messin dhe ai me shumë gjasë do të vazhdojë karrierën tek Barcelona.

Messit i skadon kontrata në verë dhe flitet shumë se ky mund të jetë edhe viti i largimit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Laporta tha se bisedimet janë në rrugën e duhur dhe pothuajse se kjo gjë është e kryer.

“Bisedimet tona me agjentët e Leo Messi po shkojnë mirë. Shpresojmë që ata të vazhdojnë të përparojnë. Nuk është bërë … por ne e dimë që Leo dëshiron të qëndrojë ”, tha Laporta.

Ardhja e Sergio Agueros në klub mund të jetë një plus shtesë për të.

/GazetaBlic Sport/