Lajme

Edhe këta kryetarë komunash mbështesin peticionin e PSD-së

06/01/2021 13:09
nga:Gazeta Blic

Është duke vazhduar mbledhja e nënshkrimeve për peticionin e Partisë Socialdemokrate, për faljen e gjobave të pandemisë, shkruan Gazeta Blic.

Deri më tani janë mbledhur mijëra nënshkrime në pjesë të ndryshme të vendit.

Në mesin e personave që e kanë nënshkruar peticionin e PSD-së, për faljen e gjobave të pandemisë, janë edhe shumë kryetarë komunash.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Suharekës, Bali Muharremaj, janë disa nga udhëheqësit komunalë, që nënshkruan peticionin për faljen e gjobave të pandemisë.

Pas mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme, ky peticion do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të futet në rend të ditës.