Lajme

Bie nga lartësia e banesës ku banonte 9-vjeçarja

06/01/2021 09:54
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Policia njofton se në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare.

9-vjeçarja po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Top Channel/