Një person nga Istogu ka raportuar në Polici se ka gjetur babin e tij të vdekur, përcjell Gazeta Blic.
Ankuesi menjëherë ka sjellë viktimën në spital, sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë në spital pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Shushicë, Istog 31.05.2021 – Koha NN. Ankuesi mashkull kosovar raporton se ka gjetur t ‘atin e tij pa shenja jete. Ankuesi menjëherë ka sjellë viktimën në spital, sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë në spital pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


