Sporti

“Kam marrë letra kërcënuese”, Ceferin hedh akuza të rënda ndaj Realit, Barcelonës dhe Juventusit

06/01/2021 08:07
nga:Mergim Rreci

Presidenti i UEFA-s, Aleskander Ceferin ka hedhur akuza të rënda ndaj Barcelonës, Real Madrid dhe Juventus duke u shprehu se këtë klube po mbajnë peng 9 klubet e tjera duke u thënë se futbolli do të vdesë pa Super Ligën.

Në një intervistë për gazetën angleze ‘’The Telegraph’’, Ceferin u shpreh se dhe ndaj tij ka pasur kërcënime nëpërmjet letrave, por nuk i ka lexuar fare pasi ja ka lënë në dorë gjykatës.

‘’Mendoj se këto tre klube por kërcënojnë dhe 9 klubet e tjera duke u thënë se futbolli mund të vdesë pa Super Ligën. Çfarë dëliri! Kam marrë letra kërcënuese, nuk i kam lexuar por ja kam lënë gjykatës’’, u shpreh Ceferin.

Ndërkohë më herët, mediat spanjolle shpërndanë dokumente ku pretendohej se asnjë nga 12 klubet nuk kishte hequr dorë nga krijimi i Super Ligës, por vetëm ishin tërhequr për pak kohë nga opinioni publik.