Sporti

Carlo Ancelotti në listë për trajner të ri tek Real Madrid

06/01/2021 08:18
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti është futur në listën e mundshme të trajnerëve për edicionin tjetër tek Real Madrid.

Sipas mediumit spanjoll “Cadena Ser”, Carlo Ancelotti është në listën e ngushtë të trajnerëve të kërkuar nga Reali, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas të njejtit burim, ka më shumë se disa ditë që kanë filluar kontaktet dhe se klubi është shumë i interesuar për emrin e tij.

Momentalisht tekniku italian është në krye të skuadrës angleze Everton.

Ancelotti ishte edhe më herët trajner i Real Madrid, por ishte larguar pasi që drejtuesit nuk ishin të kënaqur me rezulatetet e arritur mbi çështjen e trofeve.

Nga 119 ndeshje sa ishte në krye të ktij klubi, “Los Blancos” fituan 89 prej tyre, 14 u mbyllen me barazim, kurse 16 ndeshje rezultuan me humbje.

Mbetet të  shihet se si do të rrjedhin gjërat deri atëherë.

/GazetaBlic Sport/