Vllaznia e Shkodrës ka fituar Kupën e Shqipërisë, pasi ka mposhtur Skenderbeun në “Air Albania” me rezultatin minimal 0-1.
Që nga 2008’ta, Vllaznia nuk e kishte fituar këtë titull dhe tashmë ka kthyer lavdinë me triumfin e sotëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Viktor Da Silva në minutën e 39’të të duelit.
Vllaznia e dominoi Skenderbeun në këtë ndeshje finale dhe në fund u kurorëzua me trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Skenderbeu e mbylli me 10 futbollistë, pasi Zguro u ndëshkua me të kuq pesë minuta para fundit.
/GazetaBlic Sport


