Sporti

Domgjoni: Emocion, nder dhe krenari të luajë për Kosovën, shpresojë që kjo ftesë të jetë fillimi i një rrugëtimi

05/31/2021 16:15
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të muajit qershor ndaj Guinesë dhe Gambisë.

Kosova do të luajë miqësore ndaj Guinesë me 8 qershor, kurse ndaj Gambisë me 11 qershor. Të dy këto ballafaqime do të zhvillohen në Antalia të Turqisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Përzgjedhësi Challandes në këto dy ndeshje ka ftuar futbollistë që shihen si potencial për ekipin kombëtar.

Në mesin e lojtarëve të ftuar për herë të parë është edhe David Domgjoni, mbrojtësi i Menemen Spor.

Domgjoni, i cili më parë ishte pjesë e kombëtares U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për ftesën nga Bernard Challandes.

“Pa dyshim që është një emocion, nder dhe krenari, në të njejtën kohë që do kam mundesinë të japë kontributin tim në kombetaren e Kosovës. Gjithashtu do të japë maksimumin tim që kjo ftesë të jetë vetëm fillimi i këtij rrugëtimi”, tha fillimisht David Domgjoni për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai poashtu falënderoi “Dardanët” për mbështetjen, ndërsa premtoi se do t’i bëjë krenar ata.

“Në radhë të parë dua t’i falënderojë për mesazhet dhe mbeshtetjen e vazhdueshme që kam marrë nga “Dardanët” dhe ju premtojë që çdo mbështetje e tyre do të jetë një motiv më shumë për të vazhduar përpara këtë rrugëtim dhe për t’i bërë ata krenar duke dhënë gjithçhka nga vetja”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport