Antonio Conte dhe Inter ndanë rrugët edhe pse sukseset nuk munguan në bashkëpunimin e tyre.
Conte arriti të rikthej titullin e Serie A te skuadra e Inter pas 11 vitesh, duke i dhënë fund dominimit të Juventusit, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori i Inter, Eriksen, është shprehur se largimi i italianit ishte i papritur për të.
“Ikja e Contes ishte një surprizë e madhe. Papritur ai u largua dhe si të gjithë të tjerëve, edhe mua mu duk vendim absurd. Mbi të gjitha ishte diçka shumë e papritur sepse ne sapo kishim fituar titullin kampion. E ardhmja? Nuk e di çfarë do të ndodhë, fillimisht mendoj për Kampionatin Evropian”.
“Nuk e di nëse ikja e Contes është diçka e mirë apo e keqe, por do dëshiroja të hyja më vonë në fushë se të luaja ende para mbrojtjes. Në fillim nuk luajta shumë dhe më pas gjërat ndryshuan. Nuk mendoja se do bëja mirë në gjashtë muajt e fundit, por gjithçka ndryshoi”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


