Showtime

Mozzik thotë se paraja është gjuha e tij e dashurisë

05/31/2021 13:53
nga:Genita C

Rep-artisti vazhdimisht arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Dhe, Mozzik së fundmi mori vëmendje me imazhin e publikuar nga prapaskenat e klipit muzikor me Loredanën, shkruan lajmi.net.

Reperi mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit për postimin të cilit nuk i ka munguar edhe përshkrimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

 “Paraja është gjuha ime e dashurisë”, ka shkruar Mozzik teksa e ka shoqëruar me emotikona.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana lansuan bashkëpunimin e tyre “Rosenkreig” i cili arriti të pëlqehet nga publiku dhe deri më tani ka 3 milion shikime në YouTube.

Theksojmë se, Rosenkreig është pjesë e albumit të dyshes.