Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka kohë që është duke shijuar lidhjen e saj të dashurisë me Keith.
Kjo lidhje kishte shumë kritika por dashuria e tyre triumfoi, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, ajo publikoi një fotografi por vëmendjen e madhe e mori një koment: “Nuk është në edukatën time të paragjykoj, por të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianët që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshë të re, por marrin moshat përkatëse”.

“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, ju kthye Adriana ndjekësit./GazetaBlic/



