Sporti

UEFA lë jashtë formacionit Kanten

05/31/2021 11:24
nga:E K

E gjithë Evropa po flet për N’Golo Kanten, por befasia e madhe ka ardhur nga UEFA. Sipas institucionit më të lartë të futbollit në Evropë, nuk ka vend në ekipin më të mirë të sezonit për mesfushorin francez.

Ditën e djeshme u publikua 11-shja dhe ky lajm u kontestua shumë nga tifozët. Ky formacion dominohej nga lojtarët e Chelseat dhe të Manchester Cityt, por reparti i sulmit formohet nga futbollistë si Salah, Haaland dhe Mbappe.

Formacioni përbëhej nga: Mendy, Walker, Rudiger, Ruben Dias, Azpilicueta, Jorginho, Gundogan, Foden, Salah, Haaland dhe Mbappe.

Surprizues fakti që mungon mesfushori i Chelseat, Kante i cili ka qenë ndër më të mirët në gjysmëfinale dhe në finale.