Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka folur për përgaditjet që do të bëjë Milan për edicionin e ri si dhe për synimet e klubit italian.
Milan arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë edicion duke përfunduar në vendin e dytë në tabelë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai duke folur për gazetën italiane, La Repubblica, ka treguar objektivin e klubit dhe për ndeshjen me Atalantan.
“Viti i ardhshëm do jetë i rëndësishëm për Milanin, Scudetto? Hap pas hapi, nuk duhet të ngutemi”, tha ai.
“Rinovimi i kontratës time nuk është prioritet, me Maldinin flasim në mënyrën më të mirë”, shtoi ai.
“Para ndeshjes me Atalantan iu thashë lojtarëve, a dëshironi që sezonin e ardhshëm të luajmë kundër Rio Ave, apo kundër Man Cityt, Bayernit dhe PSG-së? “, tha Pioli.
“Duam të rritemi si skuadër, duhet të jetë viti i rikthimit tonë. Për Scudetton nuk them asgjë, nuk duhet të humbim entuziazmin dhe motivimin”, përfundoi Pioli.
/GazetaBlic Sport/


