Showtime

Loredana paralajmëron diçka të re përmes rrjeteve sociale

05/30/2021 20:13
nga:Q R

Reperja e njohur ka lajmëruar ndjekësit e saj se diçka e re po vjen në orën 20:00.

Reperja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi përveç se në muzikë është mjaft aktive edhe në rrjete sociale.

Ajo është aktive në rrjete sociale ku ndan foto dhe video nga përditshmëria.

Në llogarinë e saj në Instagram Loredana ka paralajmëruar se po vjen diçka e re në orën 20:00 ndonëse nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje.

“Në orën 20:00 atje”, shkroi Loredana në mbishkrimin e një fotografie të bardhë të cilën e ka shpërndarë në Instastory.

Vlen të theksohet se projekti i fundit muzikor i Loredanës erdhi si bashkëpunim me Mozzik dhe po pëlqehet shumë nga fansat e tyre.