Sporti

Zlatan Ibrahimovic e lavdëron sulmuesin e kombëtares së Kosovës

05/30/2021 18:09
nga:L J

Skuadra e Hammarby ka fituar Kupën e Suedisë.

Hammarby në finale ka mposhtur Hacken në penallti me rezultatin 5-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas 120 minutave lojë nuk kishte fitues, andaj në penallti fitoi ekipi i Hammarbyt.

E vendimtar në këtë fitore ishte futbollisti kosovar, Astrit Selmani, i cili realizoi golin e fitores nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes, Zlatan Ibrahimovic, futbollisti i Milanit, i cili zotëron aksione tek Hammarby ka lavdëruar Selmanin.

“Kjo është arsyeja pse ne e sollëm atë këtu, për të qenë vendimtar në këto lloj momentesh”, tha Ibrahimovic për SportBladet.

/GazetaBlic Sport