Skuadra e Hammarby ka fituar Kupën e Suedisë.
Hammarby në finale ka mposhtur Hacken në penallti me rezultatin 5-4, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas 120 minutave lojë nuk kishte fitues, andaj në penallti fitoi ekipi i Hammarbyt.
E vendimtar në këtë fitore ishte futbollisti kosovar, Astrit Selmani, i cili realizoi golin e fitores nga pika e bardhë.
Selmani goditi penalltinë vendimtare (5), me ç’rast shënoi dhe ia fitoi Kupën ekipit të tij.
/GazetaBlic Sport
Straff 5 Hammarby: Astrit Selmani nätar. Hammarby vinner cupen!#HIFBKH | 5-4 | #Bajen
— Hammarby Fotboll (@Hammarbyfotboll) May 30, 2021